Shërbimet tona

Ekipi ynë i profesionistëve me përvojë mund të plotësojë nevojat tuaja shpejt dhe me besueshmëri. Nga mallrat me shumicë tek ngarkesat e projektit, ne sigurojmë operacione logjistike korrekte në Portin e Durrësit.

EMS APO terminal at Durrës Port, Albania

Terminali ynë

Terminali Lindor, është pjesë e Portit të Durrësit, i përbërë nga dy kalata të cilat në total përbëjnë 430 ml për ankorimin e anijeve. Gjenden katër vinça portualë elektrikë ku dy prej tyre kanë kapacitet ngritës me nga 15 ton dhe dy të tjerët janë 27,5 ton.

Kompania zotëron pajisje portuale si:

  • Stivues Konteinerësh (Reach-Stackers)
  • Lefterakë (Forklifts)
  • Fadroma
  • Mini-Fadroma
  • Kamionë 

Por edhe mjetet dhe aksesorët e përshtatshëm për ngarkim-shkarkim, përfshirë ofiçinën mbështetëse për mirëmbajtje dhe riparim.

Zona është kryesisht nën regjimin e magazinimit doganor për ngarkesat tranzit.

EMS APO team managing port operations at Durrës Port, Albania

Përpunimi Portual

Aktiviteti i përpunimit portual përfshin operacione të ngarkim shkarkimit të anijeve dhe shërbime të tjera shtesë.

Aktivitetet kryesore janë përpunimi i anijeve me ngarkesa rinfuzë, ngarkesa me njësi dhe ngarkesa projekti.

Përveç kësaj, të tjera aktivitete që përpunohen normalisht në terminal janë:

  • magazinimi i ngarkesave dhe kontejnerëve
  • transporti
  • zbrazje konteinerësh
  • peshime kamionësh
  • magazinë e mbyllur, etj.

në përmbushje të kërkesave të klientëve.

EMS APO working on logistics at Durrës Port, Albania

Ngarkesa rinfuzë

Specializimi kryesor i operatorit është për ngarkesat rinfuzë si qymyr, minerale, skrap hekuri, etj. duke përdorur mjete dhe organizim të përshtatshëm për të arritur rezultate të kënaqshme të performancës për klientët.

EMS APO supporting the TAP project at Durrës Port, Albania

Ngarkesat me njësi

Ngarkesat me njësi përpunohen në mënyrë profesionale në terminal që nga fillimi i aktivitetit. Kjo përfshin produktet e çelikut si shufra hekuri për ndërtim, rotativët, katangu dhe MDF, ndër të tjera.

EMS APO project cargo handling at Durrës Port, Albania

Ngarkesat projekti

Kompanitë e njohura të tregtisë në mbarë botën i besuan EMS përpunimin e ngarkesave të tyre me vlerë si TAP (Trans-Adriatic Pipeline) me të gjithë dërgesat e tubacioneve, nënkontraktorët e tyre me pajisjet e instalimit dhe General Electric me komplete turbinash me erë të dërguara në Kosovë.

EMS APO stuffing operations at Durrës Port, Albania

Mbushje konteinerësh me mineral

Mushja e konteinerëve me minerale është tashmë një aktivitet rutinë në terminal që nga viti 2013. Pronarët e mineraleve, të cilët preferojnë eksportin e mallrave të tyre të ngarkuara në konteinerë, i besojnë krzesisht EMS-së e cila ofron vazhdimisht zinxhirin e shërbimit që nga ruajtja, mbushja, peshimi dhe dërgimi në terminalin e konteinerëve.

EMS APO warehouse at Durrës Port, Albania

Magazinimi

Në fakt, EMS ka dy magazina me një sipërfaqe totale prej rreth 1500 m2 të përdorshme nga klientët që nuk preferojnë të ruajnë mallrat e tyre në sheshe të hapura.

EMS APO project cargo handling at Durrës Port, Albania

Konsulencë

Stafi i Kompanisë mbështet klientin me konsulencë në mënyrë që aspektet operacionale të kryhen sipas rregullave dhe në përputhje të plotë me kërkesat e klientit.