General Electric kishte planifikuar të instalonte 36 grupe stacionesh të mullinjve me erë në Kosovë dhe për këtë qëllim, zgjodhi të kalonte përmes Shqipërisë duke përdorur Portin e Durrësit për të shkarkuar ngarkesën që transportohej me anije speciale.
Çdo komplet i mullinjve të erës përmban komponentë të ndryshëm duke filluar nga unazat e bazamentit, seksionet e kullës, pjesët e mekanizmit të rotorit me pesha të rënda nga 40-90 ton dhe pjesa më delikate janë tre fletët me përbërje dhe gjatësi të veçantë (rreth 70 m). Përpunimi i njësive, kërkonte kujdes shtesë si për vetë vlerën ashtu edhe për specifikat e secilit komponent. Kjo përfshinte heqjen e lidhjeve fiksuese në anije, shkarkimin nga anija, vendosjen në kamionë të veçantë, shkarkimin në sheshe, ringarkimin në kamionë përpara largimit nga porti. Të gjitha këto plane, duke filluar nga vendi i akostimit të anijes, paisjet dhe mjetet për përdorim, burimet e duhura njerëzore, detyrat për seicilin, kontrollet paraprake, mbikëqyrja e proceseve, transporti, depozitimi dhe raportimi, duhej të llogariteshin deri në detaje, pa lënë vend për gabime.