Deklaratë nga EMS APO

I referohemi sqarimit që ka dhënë APD lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur më datë 29.07.2023.

Ndryshe nga sa pretendon APD, ajo ka cënuar dhe kufizuar aksesin e EMS APO në Zonat e Koncesionit. Siç mund të kuptohet nga fotot dhe dokumentet (të disponueshme për shkarkim më poshtë), zonat e të cilave APD pretendon se ato do të zhvillohen në rrjedhën e zhvillimit të projektit Durrës Marina & Yacht, janë , në fakt, pjesë e Zonës Koncesionare të EMS APO. APD ia ka dorëzuar këto zona të cilat sipas protokollit te dorezimit te terminalit.

Blloqet e betonit që ka vendosur APD ndodhen brenda Zonës së Koncesionit tonë dhe kufizojnë lëvizjen e mjeteve tona dhe të klientëve tanë, pra aktivitetin koncesionar.

Prezantimi i ngjarjes nga APD si ndërhyrje për të realizuar të drejta që burojnë nga ligji, është i pa vërtetë.

Fakti është që APD më datë 29.07.2023 ka marrë me dhunë sipërfaqe nga Zonat e Koncesionit tonë, duke i pushtuar ato. Dhunimi i të drejtave koncesionare të EMS APO nga ana e APD-së është shpeshtuar pasi qeveria miratoi projektin Marina & Jahtet e Durresit.

Për sa i takon performancës së EMS APO, shoqëritë ndërkombëtare të cilat kanë realizuar projektet më të rëndësishme në Shqipëri e mendojnë ndryhe nga APD. Ato i kanë besuar profesionalizmit të EMS APO dhe ne nuk e kemi zhgënjyer asnjë herë besimin e tyre.

Gjejmë rastin dhe për të ftuar përsëri APD që të kthehet në ligjshmëri duke çliruar zonat tona të koncesionit.